Në terren parazgjedhor

Në Has foli për administratë dhe infrastrukturë, ndërsa në Mitrovicë dërgoi mesazh të paqes. Nënkryetari i Parë i PDK’së, Kadri Veseli, intensifikon aktivitetet parazgjedhore.

Lajme

26/09/2013 16:55

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka u ka premtuar qytetarëve të Hasit infrastrukturë dhe administratë efikase.

Veseli u shpreh se Hasi nuk do bëhet komunë, pasi që Hasi është komunë, dhe njëherësh ka përmendur kontributin e kësaj pjese të vendit dhe qytetarëve të saj sidomos gjatë kohës së luftës.

Në këtë tubim, siç raportohet, 700 të rinj hasjanë i janë bashkuar PDK’së, kurse 300 prej tyre janë pajisur me libreza anëtarësie

“Hasi nuk do të krijohet komunë. Hasi është komunë. Dita- ditës do të instalohet administrata komunale këtu, do të krijohet infrastruktura për arsye se çdo zhvillim, çdo ndarje, e cila ndodh në harmoni edhe me marrëveshje brenda ligjeve të  Republikës së Kosovës, ka një perspektivë të qartë”.

“Komuna e Hasit do të jetë një nga komunat më të vogla, por në të njëjtën kohë më të bukura dhe më të zhvilluara në vendin tonë, për arsye se hasjanët pos që janë trima, janë të fortë, janë të besës, edhe janë punëtorë”.

Ndërsa në një aktivitet tjetër në Mitrovicë, Kadri Veseli ka apeluar për një Mitrovicë të pastër. Ai ka thënë se Mitrovica është qytet i tolerancës dhe komunikimit.

Shkak për këtë apel u bë mbjellja e disa fidanëve në këtë komunë.

“Mesazhi të cilin e dërgojmë sot përmes këtij aktiviteti është mesazhi i pastërtisë, pastërtisë në familjet tona, tek qytetarët, pastërtisë së Mitrovicës dhe Kosovës tonë në përgjithësi.”

“Jemi para fushatës zgjedhore, përmes së cilës dëshirojmë të dërgojmë një mesazh. Ashtu si gjithmonë, Mitrovica ka dëshmuar se do të jemi tolerante, komunikuese dhe bashkëpunuese me të gjitha partitë tjera politike.”

“Në të njëjtën kohë do të futemi në një garë politike për të fituar më i miri për të mirën e qyteti tonë dhe për të mirën e qytetarëve në përgjithësi në Kosovë”.