Në Teatrin Dodona nesër do të shfaqet “Aromë Femre”

Sot në teatrin “Dodona” është folur për shfaqjen më të re që titullohet “Aromë Femre” .

ShowBiz

15/12/2016 13:06

Në këtë konferencë për medie drejtori i teatrit “Dodona” Agron Shala ka thënë se “ Teatri Dodona mbijeton vetëm prej donatorëve, e të tjerët nuk kanë dhënë as një cent”.

Gjithashtu është cekur se kjo shfaqje është bërë nga Teatri Dodona në bashkëpunim me “ACADB”.

Regjisorja e kësaj shfaqje Elhame Kutllovci ka treguar se nesër mbahet premiera në orën 19:30.

Autorja e shfaqjes ka thënë se është një tekst i rëndë, ndërkaq falenderon aktorët për punën e tyre të palodhshme.

Gjithashtu ajo ka shtuar se numri i të dhunuarave është mbi 20,000.  Sipas saj ka femra të cilat e ulin kokën sot e asaj dite.

“Jam munduar me paraqit botën e brendshme të një femre të dhunuar përmes Loretës, personazh të cilën jam mundu me paraqit femren e fuqishme”, tha ajo.

Personazhi kryesor në këtë shfaqje Vlora Merofci është shprehur se është temë shumë e veçantë.

“Paraqitet femra para dhe pas luftës, ne jemi munduar që 17 vjet te luftës me i jep në një orë”./Lajmi.net/