Në të njëjtin vend ku i morën jetën vogëlushit, qentë sulmojnë një vajzë

Një tjetër rast i kafshimit nga qentë endacakë ka ndodhur në Fushë Kosovë. Pikërisht në të njëjtin vend ku para disa javës qentë sulmuan një fëmijë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe vdekjen, tash kanë sulmuar një tjetër fëmijë.

Lajme

12/01/2015 16:46

Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani ka konfirmuar për “Zëri” se bëhet fjalë për një vajzë shqiptare 12-13 vjeçare, e cila ka marrë plagë të rënda në pjesën e kofshës dhe në pjesë tjera të trupit.

Nga më e keqja vajzën e kanë shpëtuar disa punëtorë të cilët ishin duke hequr borën. Ata thonë se i kanë parë 6 qenë duke e sulmuar vajzën dhe kanë vrapuar menjëherë për t’i ndihmuar. Mirëpo, rrëfejnë se sa më shumë që i goditnin qentë, ata e sulmonin më shumë vajzën, deri në një moment kur ata ua kanë nxjerrë nga goja 12 vjeçaren, transmeton zeri.info.

Vajza është duke u trajtuar për momentin në Qendrën Infektive në Prishtinë.