Në të ardhmen telefoni s’do karikohet kurrë – Lajmi.net
Në të ardhmen telefoni s’do karikohet kurrë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:34, 11 July 2017
Nuk ka më fisha, karikues baterie dhe celulari që duhet t’i kesh me vete vazhdimisht, ka nevojë vetëm për energjinë e ambientit. Ky është vizioni për telefonin e parë që do të funksionojë pa bateri.

Shkencëtarët nga Universiteti në Uashington treguan se në të ardhmen mundemi të zgjidhim në tërësi problemin e baterisë.

Pajisja e re, e cila ndodhet në fazën e hershme të kërkimit, përdor teknologji të sinjalit kthyes. Konkretisht, funksionimi i tij është i bazuar në radiovalët, të cilat sillen rreth nesh derisa ne komunikojmë, shkruan IFLScience.

Ekipi shkencor nga Uashingtoni deri më tash ka arritur të demonstrojë thirrjen me zë prej telefonit pa bateri te telefoni i mençur Android, shkruan Top Channel.

Megjithatë, stacioni bazë mundëson telefonin mobil që të jetë deri 15 metra larg gjatë bisedës, por gjërat mund të ndryshojnë nëse stacionet bazë integrohen në kullat telefonike.

“Ato kanë disa qindra herë energji më të fuqishme, andaj diametri mund të rritet ndoshta deri në një kilometër”, ka thënë pjesëmarrësi i projektit Joshua Smith, i cili ka punuar në prototip.

Ekipi tash po punon në përmirësimin e kualitetit dhe zhvillimin e thirrjeve. Shpikja aktualisht funksionin sikur walky-talky, andaj duhet të shtypni butonin për t’u transferuar nga biseda në dëgjim dhe anasjelltas. Po shqyrtohet edhe vendosja e ekranit e-ink, për të mundësuar dërgimin e porosive. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: karikimi, Telefoni

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion