Në Strellc të Deçanit, dasmorët marrin nusen me helikopter

Dasmat dhe ahengjet e tjera familjare janë ato që po e përcjellin edhe këtë sezonë.

ShowBiz

30/07/2018 20:21

Një familje nga Strellci i Deçanit ka organizuar dasmë, por kjo më ndryshe prej atyre që jemi mësuar t’i shohim zakonisht, shkruan lajmi.net.

Dasmorët kishin vendosur që nusen ta marrin me helikopter, mënyrë kjo më e veçantë prej atyre me vetura e limuzina që i shohim vazhdimisht.

Lajmi.net ka siguruar një video në të cilën shihet momenti teksa nusja arrin në destinacionin e caktuar dhe pritet nga dasmorët e tjerë. /Lajmi.net/