Në stilin “Mission Impossible” hajdutët vjedhin pajisjet e Apple duke hapur një vrimë në çatinë e dyqanit

Në Best Buy në SHBA, hajdutët kanë prerë një vrimë në çatinë e dyqanit dhe kanë vjedhur si në filma pajisje të Apple.

Auto & Tek

24/06/2018 16:27

Në Best Buy në Dunwoody, Gjeorgji , u vidhën pajisjet Apple me vlerë 100,000 dollarë. Gjëja e veçantë për vjedhjen është se vjedhësit vepruan si në filmin “Misioni i Pamundur”. Ata kanë prerë një vrimë në çatinë e dyqanit dhe kanë dalë nga lart, transmeton lajmi.net.

Ata pastaj prenë një vrimë në mur për të pasur qasje në depo te produktet Apple ku ishin duke u ruajtur. Kërkimi vazhdon akoma, vjedhësit nuk janë kapur ende.

Nuk ishte vjedhja e parë në SHBA e produkteve të Apple në muajt e fundit. Disa kohë më parë, një vjedhje prej 370 000 dollarësh të pajisjeve të iPhone X erdhi nga një makinë UPS. /Lajmi.net/