Në spitalin turk të zemrës arrestohet kardiologu Elezi

Shpend Elezi, specialist i kardiologjisë në spitalin turk International Hospital Medicine, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale 'trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor', me pasojë vdekjen e një pacienti.

Lajme

15/03/2014 06:01

Shpend Elezi, specialist i kardiologjisë në spitalin turk International Hospital Medicine (IMH), është arrestuar të premten, me dyshimin se e ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme një pacient dhe që për pasojë ai ka ndërruar jetë,shkruan sot Koha Ditore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu.