Në Spanjë tregojnë se çfarë ka bërë Lopetegui në momentin e shkarkimit nga Reali

Real Madrid të hënën ka dalë me një komunikim zyrtar ku ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julen Lopetegui.

Sport

30/10/2018 18:17

Rezultatet e dobëta dhe humbja 5:1 nga Barcelona në ‘El Clasico’, kanë bërë që Florentino Perez të vendos në largimin e Lopetegui, të cili është zëvendësuar nga ish lojtari i Real Madridit, Santiago Solari.

Vendimi për ta larguar ka befasuar Lopeteguain, i cili ka pritur të ndodhë e kundërta.

José Ramón de la Morena në programin ‘Onda Cero’ në Spanjë, ka bërë të ditur se ka pasur tensione në momentin që Lopetegui i është komunikuar vendimi për largim.

Sipas gazetarit të përmendur, Julen ka qenë i bindur se pas humbjes nga Barcelona, nga zyrtarët e Real Madridit do të merrte mbështetje, dhe konfirmim në postin e trajnerit./Lajmi.net/