Në Skoci është shfaqur në qiell ylberi i bardhë (Foto)

Një ylber mahnitës, por jo ashtu siç jeni mësuar t’i shihni me shtatë ngjyra. Ylberi me ngjyrë të bardhë është fotografuar në perëndim të Skocisë.

Bota

22/11/2016 12:53

Melvin Nicholson, është fotografi që ka kapur këtë pamje të mahnitshme , kur krejt papritmas ka dalë ylberi i bardhë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ylberi ka dalë në Rannoch Moor, një hapësirë e madhe moçalore dhe me shkurre afër liqenit në Skoci.

Kjo pamje e rrallë mund të shihet vetëm në vende të ftohta dhe kur dielli është pas jush.

“Ishte diçka përtej imagjinatës, një nga ato ditët që do ta kujtosh një kohë të gjatë”, tha ai. /lajmi.net