Në shtrat me katër qenë

Ajo ndoshta nuk mund ta ketë të dashurin e saj Liam Hemsworth në krahë. Mirëpo, Miley Cyrus nuk e ka ndërmend të ndihet e vetmuar, pasi ajo çdo mëngjes zgjohet nën shoqërimin e katër qenve të saj, që e rrethojnë në shtratin e saj. Këngëtarja amerikane, e cila të shtunën i mbushi 21 vjet, i…

ShowBiz

26/11/2013 21:00

Ajo ndoshta nuk mund ta ketë të dashurin e saj Liam Hemsworth në krahë. Mirëpo, Miley Cyrus nuk e ka ndërmend të ndihet e vetmuar, pasi ajo çdo mëngjes zgjohet nën shoqërimin e katër qenve të saj, që e rrethojnë në shtratin e saj. Këngëtarja amerikane, e cila të shtunën i mbushi 21 vjet, i ka postuar disa fotografi me të dashurit e saj, qentë.

“Më falni që po ju ‘godas’ të gjithë juve me këto fotografi me qenë. Unë i dua ata shumë, nuk mund të ndahem nga ta”, ka shkruar këngëtarja e hitit ‘We Can’t Stop’, për 15,6 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter.

Katër qentë e Mileyt janë: sykaltri ‘Alaskan Klee Kai’, i quajtur Floyd, qeni i miksuar ‘Chihuahua’, me emrin Bean, ‘Pitt Bulli’ Mary Jane dhe ‘Rottëeileri’ i miksuar, që e ka emrin Happy.