Në shtëpinë e Stalinit

Shtëpia e Joseph Stalinit është shndërrruar në një atraksion turistik, teksa po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi. Vizitorët mund ta kalojnë natën në shtëpinë e diktatorit për vetëm 200 dollarë.

Bota

14/02/2014 07:17

Sochi, vendi ku po mbahen Lojërat Olimplike Dimërore, ka një atraksion të veçantë që lidhet me themeluesin e vet qytetit. Mirëserdhët në shtëpinë e diktatorit famëkeq, Joseph Stalin.

Vizitorët e Sochit mund të kalojnë natën në shtëpinë e Stalinit me vetëm 200 dollarë për natë. Është një shtëpi interesante, edhe pse dekorimi i saj nuk përkon me dekorimin modern. Fasada e saj e jashtme është e gjitha e gjelbër- një mënyrë kamuflimi- njësoj sikurse është edhe e gjithë natyra që e rrethon këtë shtëpi.

Në hyrje të shtëpisë ju mirëpret i zoti i shtëpisë- vetëm se kësaj here me një portret të vendosur në mur. Stalini kishte një pishinë ku relaksohej, por ajo është aq e vogël sa mund të krahasohet me një vaskë të zakonshme, që pothuajse të gjithë mund ta kenë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu brenda kësaj shtëpie është edhe kinemaja private e Stalinit. Por, nëse dëshironi që ta vizitoni këtë shtëpi, vishuni trashë, sepse ajo nuk ka sistem të ngrohjes, sepse kështu kishte urdhëruar Stalini.

 

“Dacha” siç njihet në Rusi, kjo shtëpi është e rrethuar nga malet dhe ka një pamje të jashtëzakonshme të Detit të Zi. Stalini kishte vetëm një kërkesë për arkitektin e kësaj shtëpie: Mos ndërto fontana. Dhe mos kërkoni, fontana aty nuk do të gjeni. Po ashtu në këtë shtëpi nuk ka tepih, sepse Stalinit i pëlqente të dëgjonte hapat e njerëzve teksa ata ecnin nëpër dhoma.

 

Ironia në gjithë këtë është se Presidenti aktual Vladimir Putin e kishte zgjedhur pikërisht shtëpinë e Stalinit – e cila është ndërtuar në vitin 1937, dhe nuk ka ndryshuar fare që atëherë- për të pasqyruar Rusinë moderne.