Në shtëpinë e pilotit u gjet ‘çelësi’ që do të zbardhë tragjedinë në Alpet franceze

Policia gjermane ka konfiskuar pasurinë që i përket pilotit Andreas Lubitz, i cili sipas hetimeve të deritashme, me qëllim e rrëzoi avionin e kompanisë Germanwings në Alpet franceze, duke vrarë 150 njerëz në bord.

Bota

27/03/2015 11:08

Autoritetet gjermane e kanë marrë këtë veprim pasi po hetojnë motivet e mundshme të pilotit që e çuan atë të martën të përplasë në male aeroplanin që e drejtonte nga Barcelona, por që kurrë nuk arriti në Duseldorf.

Lubitz, 28 vjeçar, ishte ndihmës pilot, i cili bllokoi derën dhe nuk lejoi kapitenin të futej në kabinë pasi u kthye nga banjoja. Ai e drejtoi avionin në drejtim të Tokës dhe nuk iu përgjigj thirrjes së kapitenin për ta lëshuar brenda kabinës, dhe as përpjekjeve të këtij të fundit që po përpiqej me fuqinë e tij të shkulte derën nga vendi.

Policia gjermane bastisë shtëpinë e pilotit që rrëzoi avionin në Alpet franceze
Policia gjermane bastisë shtëpinë e pilotit që rrëzoi avionin në Alpet franceze

Piloti Lubits, sipas audio-incizimit të nxjerrë nga njëra prej kutive të zeza, nuk kishte asnjë problem shëndetësore dhe merrte frymë lirshëm deri në momentin kur avioni u përplas për tokës dhe u shkapërderdh nëpër malet e Alpeve franceze.

Duke marrë shembull legjislacionin amerikan për aviacionin civil, disa kompani ajrore, pas këtij aksidenti, kanë premtuar tani për të ndryshuar rregullat e tyre dhe për të siguruar që të paktën dy anëtarë të ekuipazhit të jenë të pranishëm në kabinë, në çdo kohë.

Piloti që rrëzoi avionin me 150 udhëtarë në bord
Piloti që rrëzoi avionin me 150 udhëtarë në bord

Gjatë bastisjes së banesës, të cilën piloti e ndante në prindërit e tij në Montabaur, në veri të Frankfurtit, është marrë kompjuteri, dokumente dhe “një çelës” që mund të zbardhë atë që ndodhi të martën me aeroplanin e Germanwings, degë e kompanisë ajrore Lufthansa.

“Ne kemi gjetur diçka që tani do të merret për tu hetuar. Në këtë moment ne nuk mund të themi se çfarë është kjo që kemi gjetur, por mendojmë se mund të jetë një çelës shumë i rëndësishëm për të zbardhur atë që ka ndodhur”, ka thënë për Daily Mail, zëdhënësi i policisë, Markus Niesczery.

Ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara në mediat gjermane se piloti kishte vuajtur nga depresioni, por sipas policisë, kjo gjë nuk ishte e njohur për shërbimet e sigurimit të vendit, dhe se Lubitz, ishte 100% i aftë për të drejtuar avionin pa ndihmën e kapitenit.

Vendi ku ra avioni i kompanisë ajrore Germanwings
Vendi ku ra avioni i kompanisë ajrore Germanwings