Në Shqipëri-Serbi, vendoset flamuri gjigant i UÇK-së (Foto)

Serbinë si duket do ta pretë një spektakël i vërtetë në udhëtimin e saj në Shqipëri për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016, pasi përpos një tifozërie të zjarrtë, ata përpara syve të tyre do të shohin dhe një flamur gjigant të UÇK-së.

Sport

24/02/2015 18:30

Ndonëse kanë mbetur edhe disa muajë largë takimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016, tifozët shqiptarë kanë menduar një befasi.

Në stadiumin ‘Loro Boriqi’ ku dhe do të zhvillohet ky takim, do të shpaloset një flamur shumë gjigant i UÇK-së apo më mirë të themi ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’.

Përndryshe, ndeshja Shqipëri-Serbi që është e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Europian ‘Francë 2016’ do të luhet më 8 tetor të vitit 2015 në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriqi’.

UÇK