Në Shqipëri konfiskohen 500 kg kanabis, destinacion kishin Turqinë(Foto)

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis sativa që u gjet e fshehur në një kamion që kishte si destinacion Turqinë.

Lajme

26/02/2016 09:13

Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, Eldi Zahiri, një 38-vjeçar nga Durrësi.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe.

Kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe në rimorkio. / Top Channel

kanabisi2

kanabisi3