Në Shqipëri, cigarën ta shesin e ndezin edhe nëse je nën 18 vjeç (Video)

Shitja e duhanit personave nën moshën 18 vjeç në Shqipëri, është krejt e zakonshme. Por edhe ndezja e cigarës, rezulton po aq e zakonshme, raporton lajmi.net.

Lajme

27/02/2016 23:55

Mirëpo ky gjest, nëse jo nga organet kompetente të shtetit, ka filluar t’i brengosë vetë adoleshentët. Një të ri, i cili ka reaguar duke marrë iniciativën për ta testuar një gjë të tillë në realitet duke realizuar një eksperimet social, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet këtij eksperimenti social,  Gevio Tabaku, 16 vjeç, nga Gramshi i Shqipërisë, në videon që e ka realizuar në qytetin e Tiranës, shihet se si shitësit nuk e kanë aspak problem tu shërbejnë duhan të rinjve nën moshën 18 vjeç. Madje problem nuk e kanë as qytetarët në rrugë të cilët ia ndezin cigarën kalimtarit të rastit duke e parë që ai në fakt është një fëmijë.

Gevio tabaku thotë për lajmi.net se ky eksperiment është bërë për të treguar neglizhencën e qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërise, në të njejtën kohë për sa i përket shitjes dhe konsumimit të alkoolit dhe të cigares, për personat të cilët janë nën moshën e lejuar.

Për më shumë, ju mund të ndiqni edhe videon./lajmi.net

YouTube player