Në Shkup protestohet për zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës

Gjatë ditës së sotme në Shkup është protestuar për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit, Remzi Hoxha.

Lajme

19/10/2015 16:46

Qindra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Shkupit për të zbardhur vrasjen e Remzi Hoxhës, që kishte ndodhur 20 vjet më parë.

Më 21 tetor 1995 Remzi Hoxha ishte vrarë në Shqipëri dhe trupi i tij sot e kësaj dite ende nuk është gjetur, kurse me anë të kësaj proteste familjarët kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që të bëhet zbardhja e këtij krimi.

Protesta do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Në Prishtinë protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” nga ora 10:00. Ndërsa pasnesër do të ketë protestë në Tiranë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”