Në shitje vetura luksoze ‘P1’

McLaren filloi të nxjerrë në shitje veturën luksoze “P1”. Sipas atyre që dinë, është një ndër makinat më të mira të prodhuara ndonjëherë dhe pasardhëse e denjë e modelit të mëparshëm “F1”. Kjo veturë ka dalë në shitje në qendrën Al Ain Class Motors në Dubai. Çmimi i veturës, i konfirmuar nga zëdhënësi i Autocar,…

Auto & Tek

11/12/2013 19:00

McLaren filloi të nxjerrë në shitje veturën luksoze “P1”. Sipas atyre që dinë, është një ndër makinat më të mira të prodhuara ndonjëherë dhe pasardhëse e denjë e modelit të mëparshëm “F1”. Kjo veturë ka dalë në shitje në qendrën Al Ain Class Motors në Dubai.

Çmimi i veturës, i konfirmuar nga zëdhënësi i Autocar, thuhet të jetë afro 1,27 milion funte. Është e pazakontë që një super veturë e tillë të dalë në shitje aq shpejtë. Momentalisht ka mbetur në shitje vetëm edhe një veturë McLaren P1.

Për të interesuarit, çmimi është 1.15 milion dollarë, por dhe nëse e dispononi këtë shumë modeste, do të jetë e kotë të shtyheni në radhë sepse janë të shitura tashmë. Në fakt, 275 vetura ‘P1’ janë shitur në muajin nëntor.

Shpejtësia maksimale e këtij automobili shkon deri në 217km/h dhe mund ta arrijë një çerek milje për 9,8 sekonda. Kjo veturë konkurron veturat si Porsche 918 Spyder e LaFerrari.

Këtë javë, McLaren kishte konfirmuar se ‘P1’ e ka kaluar pistën e Nurburgring në Gjermani për më pak se shtatë minuta. Ajo ka fibre karboni ‘trim’.

Vetura që ka mbetur në shitje është me ngjyrë të verdhë, ndërsa brenda e zezë. Ajo nuk është vozitur ende. Kjo veturë mund të blihet direkt nga McLaren. Veturat tjera, përkatësisisht rreth 73 për qind të tyre, konsumatorët e kanë zgjedhur vetë një nivel të projektimit, duke e bërë atë me porosi.