Në shitje ‘druri’ i aksidentit të Walker

Një person ka dashur të pasurohej menjëherë, duke e shfrytëzuar vdekjen e Paul Walker. Siç mëson TMZ, një shitës i kishte marrë disa mbetje të drurit të djegut, në të cilin u përplas makina në të cilën gjendej aktori amerikan, duke i vendosur ato në shitje në eBay. Ai kishte marrë gjashtë copa të vogla…

ShowBiz

08/12/2013 16:00

Një person ka dashur të pasurohej menjëherë, duke e shfrytëzuar vdekjen e Paul Walker. Siç mëson TMZ, një shitës i kishte marrë disa mbetje të drurit të djegut, në të cilin u përplas makina në të cilën gjendej aktori amerikan, duke i vendosur ato në shitje në eBay.

Ai kishte marrë gjashtë copa të vogla të drurit të djegur, duke kërkuar nga 100 dollarë për secilën. Mirëpo, ai më pas e ndërroj mendjen dhe vendosi ta tërheq ‘mallin’ e tij, pasi konsideroi se kishte bërë diçka të gabuar, duke menduar të përfitonte nga një tragjedi.

“Dua të kërkoj falje nga familja, miqtë dhe fansat e Paul Walker. Kur kam vendosur t’i vë në shitje këto pjesë, nuk e kam menduar ndikimin emocional që mund të shfaqej”, tha shitësi për TMZ.