Në shikim të parë dukej si një aksident i frikshëm, në fakt ishte një shaka e bërë nga disa nxënës (Foto) – Lajmi.net
Në shikim të parë dukej si një aksident i frikshëm, në fakt ishte një shaka e bërë nga disa nxënës (Foto)
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 16:37, 16 May 2018
Një grup i nxënësve në vitin e fundit të shkollës së mesme në Cumberland, Wisconsin, kanë lënë shenjën e tyre të fundit në shkollë, me atë që departamenti policor e ka quajtur si një nga “shakatë më interesante që Shkolla e Mesme Cumberland e ka parë”.

Kur profesorët arritën në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi, ata zbuluan një gjë që dukej si një aksident automobilistik në pjesën e përparme të shkollës së mesme.

Aty dukej një makinë në një vrimë të hapur në ndërtesë.

Këto foto fillimisht të japin përshtypjen e një aksidenti, por ai është tërësisht i rremë.

Në inspektim më të afërt, mësuesit vunë re se ishte vetëm gjysma e një makine, e vendosur para një hapësire të zezë që dukej si një vrimë gjigante në mur. /Telegrafi/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan