Në shërbim edhe dhjetë vagonë të trenit

Trainkos bëhet edhe me 10 vagonë për udhëtarë

Lajme

09/06/2017 13:16

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka futur sot në shërbim edhe dhjetë vagonë të trenit për udhëtarë. Në një ceremoni të organizuar sot në ARH-së u tha se këta hapa inkurajojnë rritjen e numrit të udhëtarëve që udhëtojnë me tren.

Drejtori i Autortietit Rregullativ të Hekurudhuave, Shkëlzen Qorri tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe do të ketë ndikim në rritjen e numrit të udhëtarëve.

Ndërsa drejtori i operimeve në Trainkos, Shiqeri Spahiu tha se ndihet mirë me hapat që kjo ndërmarrje po merr për shërbimet për qytetarët.

Kryesuesi i departamentit të sigurisë  në ARh, Afrim Mehmetaj  ka falënderuar kompaninë Trainkos me rregullat dhe aplikacionet që aplikojnë ku është arritur që brenda një kohe të shkurtër t’i kenë këta vagonë.

Shpërndarja e autorizimeve për vagonët e rinj është bërë nga kryesuesi i Bordit të ARH-së , Arsim Berisha./21Media