Në SHBA rritet numri i të vdekurve nga stuhia

Numri i të vdekurve nga stuhia në Teksas dhe Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur në 18, raportojnë mediat amerikane.

Bota

27/05/2015 18:55

Në jugperëndim të Dallas, policia ka evakuuar njerëzit që jetojnë pranë një dige që kërcënonte të shpërthente për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Uji kishte tejmbushur digën Pader, rreth 25 milje (40 km) në jugperëndim të Dallas, ndërsa autoritet kanë i kanë bërë thirrje njerëzve që jetojnë në drejtim të rrymës për të evakuar.

Ndërkohë, Shërbimit Kombëtar i Motit ka paralajmëruar qytetin e Houstonit që mund të ketë rreziqe nga vëshimet pas stuhisë.

Numri i të vdekur në jug të SHBA-ve është rritur që nga vikendi kur stuhia kishte goditur këtë zonë, përveç humbjes së jetëve njerëzore stuhia ka shkaktuar edhe qindra shtëpi të shkatërruara dhe dëme të tjera materiale. (lajmi.net)