Në Sfeçël shënohet “Dita e Specit”

Në fshatin Sfeçël të Podujevës sot është bërë promovimi i Ditës së Specit.

Lajme

15/06/2016 16:23

 

Në këtë promovim, i cili është organizuar nga programi i USAID-it, Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) dhe kompania “Albini” në Sfeçël ka marrë pjesë edhe kryetari Agim Veliu, përfaqësuesi i USAID-it, Mark Wood dhe përfaqësues të tjerë.

“Kultivimi i specit në fshatin Sfeçël ka një traditë të gjatë. Prandaj më vjen mirë që me përkrahjen e programit të USAID-it keni hyrë në prodhim më të avancuar, duke përdorur metodat më të avancuara shkencore dhe teknologjike për mbjellje dhe kultivimin e kësaj kulture. Komuna do të vazhdojë të përkrahë dhe subvencionojë fermerët e komunës sonë, në kultivimin edhe të kulturave të tjera bujqësore”, tha kryetari Veliu.

Përfaqësuesi i USAID-it, zMark Wood, tha se programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale i USAID-it do të vazhdojë përkrahjen për fermerët llapjanë.

Pronari i kompanisë “Albini” për grumbullimin dhe ruajtjen e perimeve, Bekim Vokrri përfitues nga programi i USAID-it, tha se do të vazhdojë me avancimin e teknologjisë në kultivimin e specit.

Me rastin e shënimit të Ditës së Promovimit të Specit, kompania “Albini” prezantoi edhe dy pajisje të avancuara për mbjelljen e specit, të përfituara nga programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale i USAID-it.