Në Rusi valvitet flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës është vendosur midis Rusie. Në fakt, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova po e përfaqësojnë vendin tonë në Botërorin e xhudos dhe në mesin e flamujve gjendet edhe ai i shtetit të Kosovës.

Sport

26/08/2014 13:53

Flamuri i Kosovës po valvitet midis Rusie. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova po e përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Chelvabinsk të Rusisë, ndërsa flamuri i shtetit të Kosovës u pa përkrah të tjerëve në pallatin e sportit ‘Traktor Ice Arena’.

Sa për informatë, Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të këtij evenimenti prestigjioz, ndërsa do ta kërkojë medaljen e artë të Botërorit.