Në rritje numri i të sëmurëve nga diabeti

Në rritje numri i të sëmurëve nga diabeti 1 minut më herët Janë regjistruar 120 mijë pacientë Numri i të sëmurëve nga diabeti në Republikën e Maqedonisë është në rritje.

Lajme

14/11/2018 15:36

Prej 120.000 pacientëve me diabet, 40.000 pranojnë terapi me insulinë.

Sipas të dhënave në vitin 2015 prevalenca e diabetit ka arritur pesë për qind, ndërsa në vitin 2017 gjashtë për qind.

Në një të diagnostikuar ekziston një që nuk është i diagnostikuar dhe nuk e dinë që e ka sëmundjen, theksoi drejtoresha e Klinikës Universitare për Endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska në shënimin e 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit. Theksoi se çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me pacientë me diabet, por edhe me një numër të madh komplikimesh (zemrës dhe enëve të gjakut, veshkave, dëmtimin e shikimit) të cilat i sjell sëmundja.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Miloshev e theksoi përkushtimin e tyre në sigurimin e terapisë cilësore me insulinë për trajtimin e të sëmurëve nga diabeti.

Kryetari i lidhjes së shoqatave të të sëmurëve nga diabeti të Maqedonisë, Bojan Kirov tha se do ketë insulina me certifikata të kontrolluara./21Media