Në Real me sy mbyllur

James Rodriguez e ka pranuar se ëndërron të transferohet në Real Madrid gjatë verës. Madje, sulmuesi kolumbian thotë se do të shkonte në Madrid me sy mbyllur.

Sport

12/07/2014 09:51

James Rodriguez nuk e lë më mister preferencën e tij për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kolumbian dëshiron të transferohet në Real Madrid, pas paraqitjeve impresiuonuese në Botërorin e Brazilit.

“Do të shkoja në Real Madrid me sy mbyllur”, ka thënë sulmuesi i Monacos në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.

“I respektoj shumë klubet tjera, por Reali është Real. Të luaj me Cristiano Ronaldon, Balen e Benzeman, do të ishte një ëndërr”, përfundoi Rodriguez, i cili realizoi gjashtë gola në Botërorin e Brazilit.