Në rast të golit kundër Napolit, ja çfarë do të bëjë Higuain

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain nuk do të festojë në rast se shënon kundër ish skuadrës së tij, Napoli, ka bërë të ditur babai i tij, Jorge Higuain.

Sport

28/10/2016 10:14

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain bëhet gati të ndeshet me ish skuadrën e tij, Napoli.

Por, babai i tij, Jorge Higuain beson se reprezentuesi argjentinas nuk do të festojë në rast të golit ndaj ish skuadrës së tij.

“Nuk e di se si do të sillet Gonzalo në rast të golit”, deklaroi Jorge për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Duke e njohur, besoj se për çështje respekti nuk do të festojë. Është e natyrshme që tifozët e Napolit janë hidhëruar pas transferimit të tij në Juventus”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.