Në rajon ka pak gra police, ato kërkojnë barazi gjinore në institucionet e sigurisë

Sindikata e Policisë se Kosovës, përkatësisht seksioni i femrave, në bashkëpunim me FES Kosova dhe OPIC, kanë zhvilluar konferencën e quajtur “Të drejtat dhe pozita e femrave të punësuara në polici dhe mbrojtja e të drejtave të tyre në punë”.

Lajme

20/10/2018 14:15

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryetaret e sindikatave nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Kroacia, me ç’rast u theksua se numri i policeve femra ishte më i vogël në krahasim me numrin e policëve meshkuj në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Vlen të theksohet se në Kroaci, femrat përbëjnë rreth 18 për qind të numrit të personave që janë të punësuar në polici, përqindje kjo më e larta nga katër shtetet e rajonit.

Ndërsa Mali i Zi ka dalë me numrin më të vogël të punësuarave femra në polici, njofton Klan Kosova.

Kërkesa e pjesëmarrësve në këtë konferencë ishte që të ketë barazi gjinore në institucionet e sigurisë.