Në Rahovec nis spërkatja kundër rriqrave

Në organizim të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Rahovecit nga nesër do të nisë spërkatja e zonave kundër rriqrave, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Lajme

30/05/2018 16:39

Spërkatja e zonave endemike do të vazhdojë sipas planit të hartuar për spërkatjen sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti.

Nga banorët kërkohet bashkëpunim të mirë, me zyrtarët e kompanisë e cila do të bëjë spërkatjen e zonave të cilat janë paraparë të spërkaten./Lajmi.net/