Në qytetin ku do të luajë Shqipëria, ndalohet alkooli gjatë Evropianit

Autoritetet franceze në Lens, e kanë ndaluar shitjen e alkoolit nëpër bare dhe dyqane gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian.

Sport

24/05/2016 23:14

Në qytetin e Lensit është ndaluar shitja e alkoolit gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian, transmeton Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Në këtë lokalitet me rreth 36 mijë banorë, do të zhvillohet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Ndërsa, alkooli do të mund të përdoret vetëm brenda stadiumit ku do të zhvillohen ndeshjet.

Kjo masë është marrë nga autoritetet franceze për ta parandaluar çfarëdo incidenti që do të mund të ndodhte nga tifozët e shumtë që do të mbesin jashtë stadiumit.