Në qytetin e modës, Rita Ora shfaqet me shumë stil

Këto ditë ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora po qëndron në Paris.

ShowBiz

23/01/2018 10:25

Nga atje, Rita i mbanë ndjekësit të informuar përmes rrjeteve sociale, por natyrisht edhe paparacët që janë gjithmonë në përcjelljen e saj, shkruan lajmi.net.

Në paraqitjen e parë, këngëtarja ishte veshur me të kuqe, njëherë një fustan të shkurtër, ndërsa pastaj një kostum që i theksonte linjat trupore.

Mbrëmë, Rita kishte veshur një fustan të zi, të cilin e kishte kombinuar me çizme të po së njëjtës ngjyrë.

Këngëtarja e cila mahniti rrugëve të Parisit, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Andrew Watt. /Lajmi.net/