Në puntantën e sontme, Luana është transformuar tërësisht

Moderatorja Luana Vjollca është një prej emrave më të komentuar në mediet rozë.

ShowBiz

13/01/2018 14:22

Ajo tash e disa muaj po vazhdon të udhëheq programin “Shiko kush luan”, shkruan lajmi.net.

Në këtë emision, përveç të ftuarve dhe lojërave argëtuese që zhvillohen çdo javë, vëmendjen e merr edhe Luana.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ka postuar një foto në të cilën tregon se sonte vjen më ndryshe prej herave të tjera.

Këtë herë, Luana vjen si brune, me flokë të gjata dhe me një fustan që e ka kombinuar aq mirë me ngjyrën e flokëve. /Lajmi.net/