Në protestë studentët përdorin edhe tekstet e Stresit

Vazhdon të jetë prapa grilave të burgut por nuk po ndalet së publikuari imazhe në rrjetet sociale.

ShowBiz

13/12/2018 16:35

Reperi nga Shqipëria, Stresi është ende në burg por në rrjetet sociale vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ai ka hedhur një fotografi në Instastory teksa tregon se një studente në Shqipëri ka përdorur edhe tekstet e Stresit në protestën e tyre.

“Unë fjalën ta kom dhon që ne shifmi n’ministri se halle kam plot amo prap sem han. Kom dal prej universiteti qetash mi ki m’iki ma te mdhenjt e Shqiprisë. Thirrna student, Jul Cezari”, janë fjalët e shkruara në pankartë.

Nuk dihet nëse rrjetet sociale të Stresit janë duke u menaxhuar nga vetë reperi apo ndokush tjetër. /Lajmi.net/