Në Prishtinë u mbajt parada e parë e LGBTI, këto janë përshtypjet e VIP-ve shqiptarë

Sot në sheshet e Prishtinës është mbajtur parada e parë e komunitetit LGBTI e thirrur me moton “Në emër të dashurisë”.

ShowBiz

10/10/2017 22:00

Që nga paralajmërimi i kësaj parade e deri më sot që u mbajt, ka pasur një mori reagimesh, disa pro e disa kundër të këtij aktiviteti.

Lajmi.net ka kontaktuar disa nga fytyrat publike të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për mbrojtjen dhe mbështetjen e këtij komuniteti apo jo dhe për përshtypjet e tyre rreth paradës.

Diellza Kolgeci

“Nuk jam kundër askujt përderisa nuk janë të rrezikshëm për askë. Çdokush ka të drejt të duaj ashtu si do, çdokush duhet të jetë i barabartë para ligjit. Po ashtu, përderisa një njeri nuk bën krim ai ka të drejt të jetoj si të do gjersa nuk bën asgjë kundër ligjit”

Blero

“Në këtë aspekt mendoj se përderisa një shtet është i lirë edhe njerëzit kanë të drejtë ta jetojnë jetën siç duan vet. Mua nuk më pengojnë  por edhe m’i promovu nuk jam për. Sepse s’ka aspak nevojë”

Osman Azemi

“Unë jetoj në një shtet ku respektohen të drejtat e secilit. Ne jemi një shtet demokratik dhe multietnik ku secili ka të drejtat e veta, prandaj, mendoj që të gjithë së bashku ta respektojmë shtetin tonë”

Dafina Dauti

Nuk është se kam një mendim të prerë për ta, secili ka jetën e tij dhe e jeton ashtu siç do vet!”

Kujtojmë, që përmes rrjeteve sociale për paradën kanë reaguar Era dhe Dua Lipa, të cilat e kanë shprehur krenarinë dhe mbështetjen për këtë komunitet./Lajmi.net/