Në Prishtinë pritën të ndërtohen një kishë protestante dhe një sinagogë (Foto&Video)

Në Prishtinë priten të ndërtohen një kishë protestante dhe një sinagogë për komunitetin hebraik. Kështu tha sot i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Lajme

03/03/2016 12:24

“Kemi diskutuar edhe për dhënien e lokacionit për kishën protestante. Kemi kërkesë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga komuniteti hebraik për ndërtimin e një sinagoge e cila do të ishte përveçse simbolike për shkak të marrëdhënie që kemi pas me komunitetin hebraik si komunitet”, tha kryetari Shpend Ahmeti, raporton lajmi.net.

Edhe pse në këtë mbledhje, kryetari Ahmeti qëndroi shumë shkurt, ai njoftoi gjithashtu se është ndarë lokacioni për varrezat protestante. Kreu i Prishtinës vlerësoi se këta janë hapa shumë të mirë për sigurinë e lirisë fetare.

“Ajo çka dua ta potencojë është se me përfaqësuesit të kishës protestante këto ditë jemi duke zhvilluar takimet e fundit për caktimin e lokacionit për varrezat protestante në komunën e Prishtinës. Ky komitet e ka shprehë brengën e vetë se nuk po ka vend se ku ti varrosin prestarët e komunitetit protestan. Kjo liri është e garantuar me ligj dhe kushtetutë”, tregoi kryetari Ahmeti./lajmi.net

YouTube player