Në Prishtinë një femër ngacmohet seksualisht 50 herë gjatë 8 orëve (Video)

Dje në Prishtinë u organizua një marsh kundër ngacmimeve seksuale që u bëhen femrave. 

Lajme

30/11/2014 18:53

Në Kosovë vlerësohet se femrat vazhdimisht janë pre e ngacmimeve seksuale.

Në një video të publikuar nga nisma “Take Back the Night” shihet se në Prishtinë gjatë një dite, ngacmohet seksualisht rreth 50 herë, ku nuk mungojnë edhe fjalët më banale.

“Brenda 8 orëve në rrugët e Prishtinës, kemi qenë dëshmitarë të rreth 50 komenteve/ngacmimeve. Si ngacmime nuk janë llogaritur shikimet, fishkëllimat dhe klithmat”, kanë thënë realizuesit e kësaj videoje. (lajmi.net)