Në Prishtinë filloi konferenca dy ditore rajonale me drejtuesit e policive

Nën organizimin e Policisë së Kosovës, e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, sot filloi konferenca rajonale dy ditore me drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, e cila po mbahet në Kosovë.

Lajme

17/05/2018 14:56

Ashtu siç është bërë e ditur nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha.

Kjo konferencë ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal./Lajmi.net/

Më poshtë deklarata zyrtare e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, të realizuar sot gjatë kësaj konference.

 

YouTube player