Në Prishtinë emërohet një rrugë “Arbënor dhe Astrit Dehari”

Në afërsi të objektit të EULEX-it është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

Lajme

05/11/2018 12:55

Në Prishtinë, në vendin ku gërshetohen rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Bahri Fazliu” sot u vendos dhe ajo e “Arbënor e Astrit Dehari”, raporton lajmi.net.

Emërimi i kësaj rruge ka ardhur pas propozimit të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, asamblistët kishin propozuar që një rrugë të mbajë emrin e aktivistëve Arbënor dhe Astrit Dehari, për nder të jetës dhe veprës së tyre atdhetare.

Emërimi i kësaj rruge përkon edhe me 2-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. /Lajmi.net/