Në Premierligë, Real Madrid gjen zëvendësuesin e Sergio Ramos

Real Madrid është duke prirë në garën për shërbimet e super mbrojtësit nga Premierliga.

Sport

28/12/2018 17:34

Davinson Sanchez thuhet të jetë lojtari që po shihet si zëvendësuesi i Sergio Ramos, në “Santiago Bernabeu”.

Kolumbiani është njëri prej mbrojtësve më të mirë të rinj në Evropë, në top pesë ligat evropiane.

Real Madrid po synojnë që ta transferojnë lojtarin, si zëvendësues afat gjatë për Sergio Ramos ose Raphael Varane, të cilët nuk kanë qenë edhe aq të rëndësishëm këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Thuhet se “Los Blancos” janë duke kryesuar garën për Sanchez. Ata do duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro për lojtarin.

Me siguri se Tottenham do të provoj që ta mbajë 22 vjeçarin deri në fund të sezonit, mirëpo lëvizje të shumta do të kryhen gjatë merkatos së janarit, e një ndër to mund të jetë edhe largimi i Davinson Sanchez nga Tottenham. /Lajmi.net/