Në premierën e filmit ‘Engjëjt janë larg’, Teuta vjen me Adonisin (Foto)

Sot në kinemanë ABC në Prishtinë vetëm për gazetarët është dhënë premiera e filmit ‘Engjëjt janë larg’ film ky i përbashkët mes producentëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe atyre italianë.

ShowBiz

19/02/2016 23:06

E ndërsa sonte, nga ora 20:00 ky film është shfaqur për gjithë audiencën dhe parrotlla.net ju sjellë gjithë ngjarjen përmes fotove e shkrimit, por, njëherë kujtojmë se protagonistët kryesorë janë Teuta Krasniqi dhe Nik Xhelilaj.

Gjithçka ishte gati rreth orës 19:30 ku kishin arritur mysafirët e ftuar. Nga protagonistët e filmit, i pari erdhi Nik Xhelilaj. Por, pasi të tjerët nuk kishin ardhur akoma, aktori i famshëm shqiptar kishte zgjedhur që të pinte një cigare.

Përderisa po mbushej salla, erdhi edhe Teuta bashkë me bashkëshortin e saj Adonisin. Ajo shkëlqente me fustanin e saj elegant. Gjithë vëmendja ishte të çifti i ri e më pak vëmendje iu kushtua Nikut.

Pak minuta më vonë, arriti edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahaga. Kjo e fundit u fotografua bashkë me artistët dhe me producentët.

Pasi salla u mbush plot filloi edhe premiera e filmit./parrotlla.