Në prehër të Babadimrit

Duke shpresuar në zbritje gjatë festave, Rita Ora e ka vizituar një dyqan të madh veshmbathjesh në Macy të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në eventin ‘Material Girl Holiday Collection’. E veshur tërësisht në të zeza, me një jakne të lëkurës, gjithashtu të zezë, këngëtarja kosovare e ka shfrytëzuar rastin, duke i…

ShowBiz

10/12/2013 12:00

Duke shpresuar në zbritje gjatë festave, Rita Ora e ka vizituar një dyqan të madh veshmbathjesh në Macy të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në eventin ‘Material Girl Holiday Collection’.

E veshur tërësisht në të zeza, me një jakne të lëkurës, gjithashtu të zezë, këngëtarja kosovare e ka shfrytëzuar rastin, duke i bërë disa fotografi në prehër të Babadimrit.

23 vjeçarja i ka postuar këto fotografi në rrjetin social Twitter. Sa i përket karrierës, Rita së fundmi ka treguar se është duke bashkëpunuar me këngëtarin Prince dhe këngëtaren Gwen Stefani, për albumin e saj të dytë.