Në prag të përfundimit të mandatit, Haradinaj e dekoron Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot e ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Lajme

29/08/2018 11:42

Shefi i ekzekutivit e ka dekoruar Delawien me hartën e artë të Kosovës dhe gjithashtu një certifikatë, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë në përfundim të mandatit për ambasadorin amerikan.

Pasues i Delawie në këtë detyrë do të jetë Philip Kossnet, që është emëruar ambasdaor i ri i Amerikës në Kosovë. /Lajmi.net/