Në pikën kufitare ku Labi dërgoi batanije, mërgimtarët po presin deri në pesë orë

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka vendosur që mërgimtarëve të cilët po presin me orë të tëra në pikën kufitare të Merdares t’u dërgojë batanije.

Lajme

12/01/2019 23:18

E sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritjet aty arrijnë deri në pesë orë, shkruan lajmi.net.

Aty kolona janë krijuar deri në një kilometër.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare gjendja është shumë më stabile dhe nuk ka pritje të gjata.

Kujtojmë që sipas MPB-së, pritjet po shkaktohen nga koncentrimi i të gjithë mërgimtarëve në këtë pikë kufitare për të dalë nga Kosova.

Arsye tjetër sipas tyre janë edhe kontrollet e panevojshme nga pala serbe. /Lajmi.net/