Në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së, Hoxhaj falënderon shtetet që shpëtuan Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka përkujtuar 24 marsin si kohën kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb.

Lajme

24/03/2018 11:35

Hoxhaj tha se Kosova gjithmonë do të jetë falënderuese ndaj miqve të saj dhe secilit shtet anëtar të NATO-së që bënë të mundur intervenimin që shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj.

“24 marsi na kthen kujtimet kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë, për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb. Kosova gjithmonë do t’u jetë falënderuese miqve të saj dhe secilit shtet anëtar të NATO-së për intervenimin që shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Lajmi.net/