Në Partesh, një serbi i digjet stalla

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Partesh të Gjilanit, një serb ka raportuar se i është djegur stalla e bagëtive.

Lajme

14/01/2019 09:12

Një serb në Partesh të Gjilanit ka raportuar në Polici se në stallën ku ruante ruajt bagëti dhe mbante ushqim te kafshëve është kapluar nga zjarri, shkruan lajmi.net.

Siç  bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe njësiti e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te djegia e kësaj stalle. /Lajmi.net/