Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqiptarët në gjuhën shqipe për 28 Nëntorin

Deputetja kanadeze, Julie Dabrusin, në fjalimin e saj në Parlament, ka uruar shqiptarët në gjuhën shqipe për nder të ditës së pavarësisë.

Bota

29/11/2018 10:49

Deputetja kanadeze, Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të 28 Nëntorit.

Përmes këtij fjalimi Dabrusin, ka treguar në pika të shkurtra edhe historinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë deputetja Dabrusin, ku në shqip ka thënë fjalën “Dita e Pavarësisë”.

Tutje ajo ka vazhduar të tregoj për historinë e pavarësisë së Shqipërisë.

“Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpallë pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit”, deklaroi Dabrusin.

Krejt në fund, Dabrusin  në gjuhën shqipe ka uruar shqiptarët “Gëzuar Festën e Pavarësisë!”. /Lajmi.net/