Në orën 15:00, te Presidentja

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të enjten u ka dërguar sërish ftesa liderëve të partive politike, me qëllim që të bëhet edhe një përpjekje për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për dalje nga situata politike e krijuar në vend. 

Lajme

02/10/2014 15:03

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar lajmin se në orën 15:00, lideri i partisë së tij, Hshim Thaçi, është ftuar për takim me presidenten Jahjaga.

Ftesë për takim me presidenten kanë marrë edhe liderët e koalicionit LVAN, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, por ende nuk është bërë e qartë nëse ata do të priten një nga një ose në “bllok”.