Në ora 15:00 Veseli e mbledhë kryesinë për Ushtrinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të vendosë sot se kur do të mbahet seancë në të cilën do të vendoset për ligjet që përfundimisht e transformojnë FSK-në në Ushtri të Kosovës.

Lajme

03/12/2018 13:42

Komisionet parlamentare tashmë e kanë përfunduar punën dhe mbetet vetëm të caktohet data e seancës.

Sipas të gjitha gjasave kjo seancë nuk do të mbahet gjatë javës por në mesin e këtij muaji, raporton lajmi.net.

Në seancën e parë, kur u votuan në parim këto ligje, përjashto deputetët e Listës Serbe të gjithë deputetët tjerë, shqiptarë dhe nga komunitetet tjera votuan pro. /Lajmi.net/