Në ofensivën e talibanëve në Afganistan, 161 të vrarë

Ky territor është aktualisht nën kontrollin e forcave të qeverisë afgane, pasi atë ua kanë dorëzuar forcat amerikane në tërheqje.

Bota

25/06/2014 17:41

Zëdhënësi i provincës, Omar Zwak tha se së paku 100 militantë, 21 ushtarë afganë dhe 40 civilë janë vrarë gjatë pesë ditëve të luftimeve.

Afro 2 mijë familje janë larguar nga luftimet në rrethet Sangin, Novzad, Kajaki dhe Musa Kala.

Ushtarët e fundit të Shteteve të Bashkuara nga kjo hapësirë janë larguar në fillim të muajit maj.

Megjithatë, afro 8 mijë ushtarë, të udhëhequr nga NATO-ja, kanë mbetur në pjesë të tjera të provincës Helmand, përfshirë pjesëtarë të armatës amerikane, asaj britanike dhe gjeorgjiane.