Në një vjetorin e puçit në Turqi, marshohet edhe në Prishtinë (Foto) – Lajmi.net
Në një vjetorin e puçit në Turqi, marshohet edhe në Prishtinë (Foto)
Autori: Lajmi.net BotaLajmeNacionale 17:26, 15 July 2017
Marshi i quajtur “Solidarizim me Demokracinë”, ka filluar marshin në Prishtinë, me rastin e një vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi.

Marshi i përkrahësve të Erdoganit ka nisur nga Teatri Kombëtar, dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, raporton lajmi.net

Organizim të tillë pati edhe natën e mbrëmshme në qytetin e Prizrenit.

Sipas organizatorve, populli turk në këtë datë vitin e kaluar u mobilizua për të mbrojtur rendin juridik, dhe ata po përkujtojnë këtë ditë për të cilën shpresojnë se nuk do të përsëritet kurrë.

Në marshin e organizuar në Prishtinë po merr pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, dhe ministri në detyrë i administratës publike, Mahir Yagcilar.

Festë për dështimin e grusht-shtetit në Turqi, pati edhe para një viti. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kosova, prishtine, Turqia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals