Në një rrahje masive përfshihen edhe dy policë

Në rrugën  ‘Qazim Berisha’ në Prizren në mesditën e djeshme ka ndodhur një rrahje masive. Gjatë përleshjes ka ndryrë edhe policia e Kosovës, ku si pasojë dy nga efektivët kanë pësuar lëndime trupore.

Lajme

17/07/2018 10:01

“Raportohet se gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar janë përfshi në rrahje, si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë ndërhyrjes, edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet ne raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër te prokurorit njeri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/